Ballina Kronike Shkodër/ Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari

Shkodër/ Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gjon Nikaj., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gjon Nikaj, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks