Disa zona të qarkut Shkodër do të mbeten pa energji elektrike gjatë mëngjesit të 24 shtatorit, për shkak të një remonti të planifikuar në rrjetin elektrik. Sipas njoftimit për konsumatorët, më 24 shtator 2026, nga ora 05:00 deri në 10:00, do të stakohen Autotransformatori AT-90 MVA dhe Transformatori i Fuqisë 110/20 kV, 20 MVA, në Nënstacionin Koplik 220 kV, në Bogiq.
Si pasojë e punimeve, ndërprerja e energjisë do të prekë disa lagje, fshatra dhe institucione në zonën e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Pa energji elektrike do të jenë lagjja Kiras, si dhe fshatrat Lopcej, Dobrac, Shtoi i Ri, Shtoi i Vjetër dhe Boriç. Ndërprerja do të prekë gjithashtu Bashkinë dhe qytetin e Koplikut, si dhe disa institucione e shërbime, përfshirë Policinë, bankat, institucionet shtetërore dhe Nënprefekturën. Në listën e zonave të prekura janë edhe Shkreli, Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë-Fushë, Gruemirë-Çesme, Burgu i Reçit, Kaldrun, Stërbeq, Jubicë, Flakë, Boriç i Grilës, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfë, Kullaj, Rrash, Rrapsh dhe Kelmend. Ndërprerja do të shtrihet edhe në zonat Stacioni i Trenit, Dogana e Hanit të Hotit, Ndërmarrja e Pularisë “Elvis”, si dhe në fshatrat Vukpalaj, Hot, Tamarë, Selcë, Vermosh dhe Vukel. Punimet janë pjesë e një remonti të planifikuar dhe energjia elektrike pritet të rikthehet pas përfundimit të ndërhyrjeve, brenda orarit të njoftuar.






