Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga puna në fushë e re sportive në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se kjo fushë do të ketë standardet e duhura, që do t’u shërbejnë nxënësve të shkollës, por edhe fëmijëve të lagjes.

“Një tjetër fushë sportive me standardet e duhura po i shtohet një shkolle në Shkodër, shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”.Kjo do t’u shërbejë nxënësve të shkollës dhe po ashtu edhe fëmijëve të lagjes në oraret jashtëshkollore”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu