Ballina Aktualitet Denoncimi i deputetit Bardh Spahia: “Po u mbyllet goja mjekëve, rikthehet censura...

Denoncimi i deputetit Bardh Spahia: “Po u mbyllet goja mjekëve, rikthehet censura në spitale”

Deputeti dhe kreu i Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj rikthimit të formularëve të miratimit për deklaratat publike të mjekëve dhe infermierëve, duke e cilësuar këtë praktikë si një kufizim të lirisë së fjalës në sistemin shëndetësor.

Në një reagim publik, Spahia e ka krahasuar këtë qasje me metodat e diktaturës, duke argumentuar se vendosja e kufizimeve ndaj profesionistëve të shëndetësisë për të folur publikisht për problematikat e sistemit përbën, sipas tij, një formë censurimi.

Statusi plote:

RIKTHIMI I DIKTATURËS NË SPITALE: DRYNI I PARTISË MBI GOJËN E MJEKËVE

Kthimi i censurës me formularë miratimi për mjekët dhe infermierët është një goditje e turpshme ndaj lirisë së fjalës dhe një rikthim i frikshëm në metodat më të errëta të diktaturës. Është e njëjta mendësi e mykur ku çdo intelektual i lirë që guxonte të mendonte ndryshe apo të dilte jashtë “vijës së partisë” izolohej, kërcënohej dhe dënohej.

​T’u vësh drynin bluzave të bardha dhe ta kushtëzosh fjalën e tyre me viston e zyrës së propagandës nuk është as protokoll dhe as etikë institucionale por frikë e pastër nga e vërteta!

Është tentativë dëshpëruese për të fshehur mungesën e ilaçeve, degradimin e spitaleve dhe dështimin e sistemit shëndetësor.

​Të nderuar kolegë mjek. Mos heshtni! Mos e pranoni këtë nënshtrim poshtërues!

​Përpara se të jeni vartës të një drejtorie politike, ju keni bërë Betimin e Hipokratit. Heshtja juaj do rrezikonte drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve dhe qytetarëve shqiptarë. Shëndetësia nuk mbahet në këmbë me censurë dhe leje partie, por me të vërtetën dhe guximin e atyre që çdo ditë përballen me vdekjen në spitale!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks