Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin P. M., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi pa leje, në liqenin e Komanit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-shpallën në kërkim shtetasin P. N., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të Policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë) dhe një kapele si ato të forcave të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 21 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vau të Dejës, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. Gj., 24 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






