Ballina Politike PD në Shkodër organizon strukturat e reja në Velipojë / Kryetari Ardit...

PD në Shkodër organizon strukturat e reja në Velipojë / Kryetari Ardit Çylybyli thirrje qytetarëve për protestën e 8 majit

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar sot një takim në Njësinë Administrative Velipojë. Gjatë këtij takimi u bë zgjedhja e strukturave drejtuese për katër vitet e ardhshme në këtë njësi administrative, me synimin për forcimin e organizimit të partisë në nivel lokal.

Statusi i plote: 

Gjatë takimeve të zhvilluara në pjesë të ndryshme të territorit të Bashkisë Shkodër, sot u mbajt një takim i rëndësishëm në Njësinë Administrative Velipojë sëbashku me deputetin Kliti Hoti sekretarin politik Besnik Kastrati dhe zj.Eliona Shkreli , ku u zgjodhën strukturat drejtuese për katër vitet e ardhshme. I uroj suksese të gjithëve në këtë përgjegjësi të re dhe jam i bindur se do të punojnë me përkushtim për të mirën e komunitetit.
Një tjetër pikë kyçe e diskutimit ishte pjesëmarrja në protestën e datës 8 maj, e thirrur nga Partia Demokratike. Kjo protestë është një moment i rëndësishëm për çdo qytetar që kërkon ndryshim, drejtësi dhe më shumë përgjegjësi nga qeveria. Sot më shumë se kurrë, është e domosdoshme të ngremë zërin kundër padrejtësive, mungesës së transparencës, rritjes së kostos së jetesës dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë protestë, sepse vetëm përmes reagimit dhe angazhimit qytetar mund të sjellim ndryshimin që duam. Pjesëmarrja e secilit është e rëndësishme është koha për të mos heshtur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks