Ballina Politike PD Shkodër vijon riorganizimin, zgjidhet kryetari i ri i Grupseksionit 1/2. Çylybyli:...

PD Shkodër vijon riorganizimin, zgjidhet kryetari i ri i Grupseksionit 1/2. Çylybyli: Të bashkuar do të përballemi me çdo betejë politike

Demokratet e Shkodres vijojne takimet dhe riorganizimin e grupseksioneve. Kryetari i deges se PD Shkoder Ardit Çylybyli ne nje status ne rrjetin social shkruan:

Statusi i plote:

Vazhdojmë me takimet e radhës.

Sot, së bashku me strukturat e Grupseksionit 1/2, në praninë e Sekretarit Politik Besnik Kastrati, Gentian Ibro dhe grupit të punës, zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm, ku u zgjodh edhe kryetari i ri, Erhsen Dobrovoda.

Një djalë me kontribut të vyer ndër vite, që nga Forumi Rinor e në vazhdim, i cili mori mbështetjen maksimale të të gjithë të pranishmëve. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re!

Të vendosur, të bashkuar dhe me besim të plotë, do të përballemi me çdo betejë që na pret përpara. 🤝✌️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks