Ballina Aktualitet Pas 41 vitesh në uniformën e Policisë së Shtetit, Myzafer Leku nderohet...

Pas 41 vitesh në uniformën e Policisë së Shtetit, Myzafer Leku nderohet me Certifikatën e Karrierës nga drejtori Skender Hita

Policia e Shtetit ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës punonjësin e Policisë, Myzafer Leku, i cili mbylli karrierën e tij pas 41 vitesh në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ku Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Akil Kalo, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, i dorëzoi certifikatën me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.”

Gjatë karrierës së tij 41-vjeçare, Inspektor Myzafer Leku është dalluar për profesionalizëm, korrektësi dhe integritet të lartë, duke u kthyer në një shembull frymëzimi edhe për brezat e rinj të efektivëve të policisë. Në fjalën e tij, Leku falënderoi drejtuesit për vlerësimin e dhënë dhe u uroi kolegëve suksese të mëtejshme në përmbushjen e detyrës në shërbim të komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks