Bashkia Shkoder ne kulmin e festes se Pashkeve per besimtaret Katolik dhe ato Ortodoks bllokon levizjen ne qender te Shkodres. Nje paradoks ky i administrates Beci qe ka paralizuar prej me shume se 1 muaji qendren e qytetit, me punime qe ecin me hapin e breshkes.

Njoftimi i bashkise:

 

 

Të nderuar banorë të Shkodrës,

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit dhe përfundimit të fazës së fundit të punimeve në kolektorin kryesor, segmenti rrugor nga Sheshi “Demokracia” deri në Sheshin “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar përkohësisht.

Ky bllokim do të zgjasë për katër ditë, konkretisht në datat 17–20 Prill, nga ora 08:00 deri në 18:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe, ndërsa vijojmë punën për një qytet me infrastrukturë më të mirë dhe më funksionale për të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu