Ballina Kronike Operacionet e Policisë së Shtetit: Në pranga i dënuari për vrasje dhe...

Operacionet e Policisë së Shtetit: Në pranga i dënuari për vrasje dhe 8 shtetas në kërkim, 17 armë të ftohta të sekuestruara

Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, janë kapur 8 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar për vepra penale në fushën e narkotikëve, ndërtim pa leje dhe prostitucion.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste në të gjithë territorin, me 6 autorë, nga të cilët 3 të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar fara kanabisi dhe një sasi e vogël kokaine.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste, me 13 autorë të proceduar në gjendje të lirë, 3 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 11 autorë, nga të cilët 3 të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të krimeve kibernetike, 1 rast me 1 autor të proceduar, ndërsa për 2 rastet e tjera po punohet për identifikimin e autorëve.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të vjedhjes (2 prej tyre me dhunë), me 3 autorë të arrestuar, 1 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit.

Është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në këkim 2 të tjerë, pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Janë evidentuar 5 raste të mbajtjes pa leje/shitjes së armëve të ftohta. Janë sekuestruar 17 armë të ftohta.

Janë arrestuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur/pa leje drejtimi dhe janë proceduar 6 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 7 shtetas të dëmtuar.

Janë proceduar penalisht 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas dhe kanë proceduar penalisht 2 shtetas, për kontrabandë të mallrave, kalim të paligjshëm të kufirit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve të shmangin shpejtësinë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Bashkëpunimi i qytetarëve mbetet kyç për parandalimin e paligjshmërisë dhe forcimin e sigurisë publike. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks