Ballina Aktualitet “Në 2027-ën do të nisë ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit”, Karakaçi:...

“Në 2027-ën do të nisë ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit”, Karakaçi: Gati edhe hekurudha Durrës-Rrogozhinë

Screenshot

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, është shprehur se Shqipëria është një nyje strategjike në dy korridore europiane, Korridori VIII dhe Korridori Adriatiko-Jonian.

Komentet Karakaçi i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se ishte i ftuar nga ministri i Transportit të Kinës në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, një nga eventet më të mëdha botërore për transportin.

Karakaçi tha se për sa i përket Korridorit VIII, tashmë është në përmbyllje gara për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë dhe brenda muajit nëntor pritet shpallja e fituesit.

Po ashtu ai tha se vazhdon puna me ritëm për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë. Edhe segmentet e para të bypass-it të Elbasanit, sipas tij tashmë janë kontraktuar dhe ka filluar puna.

Më tej Karakaçi theksoi se përsa i përket Korridorit Adriatiko-Jonian, projekti është në fazën përmbyllëse të garës për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas tij, investimi rreth 360 milionë euro që pritet të fillojë nga ndërtimi në fillim të vitit 2027.

Ndërkohë përsa i përket autostradës Adriatiko-Joniane, Karakaçi tha se po punohet për studimin inxhinierik të segmentit më sfidues, Murriqan-Balldren, që po përgatitet me fonde grant nga Bashkimi Europian dhe pritet të dorëzohet në janar të vitit 2027 në ministri.

Prononcimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi:

Isha i ftuar nga Ministri i Transportit të Kinës në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, një nga eventet më të mëdha botërore për transportin. Mbajta fjalën gjatë këtij forumi, ku shpreha rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror global për sa i përket transportit.

Sigurisht, Shqipëria është vend i vogël, por nyje strategjike në dy korridore evropianë, Korridori VIII dhe Korridori Adriatiko-Jonian.

Për sa i përket Korridorit VIII, tashmë është në përmbyllje gara për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë dhe brenda muajit nëntor pritet shpallja e fituesit. Ndërsa vazhdon puna me ritëm për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë. Edhe segmentet e para të bypass-it të Elbasanit tashmë janë kontraktuar dhe filluar nga puna.

Për sa i përket Korridorit Adriatiko-Jonian, edhe këtu jemi në fazën përmbyllëse të garës për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Investim rreth 360 milionë euro që pritet të fillojë nga ndërtimi në fillim të vitit 2027. Për sa i përket autostradës Adriatiko-Joniane, po punohet për studimin inxhinierik të segmentit më sfidues, Murriqan-Balldren, që po përgatitet me fonde grant nga Bashkimi Europian dhe pritet të dorëzohet në janar të vitit 2027 në ministri.

Ndërkohë vazhdojmë nga puna për finalizimin e kontratës për autostradën Milot-Balldren dhe projektin teknik përfundimtar.

Kam konstatuar së fundmi shumë paqartësi për këtë projekt. Për të pasur transparencë të plotë mbi këtë projekt shumë të rëndësishëm, të gjitha dokumentet e këtij projekti do të jenë të hapura në platformën e Besës, Flamingo Mirror, në mënyrë që kushdo që ka interes të bëjë verifikimet e veta.

Vazhdojmë ditën e sotme me takime me stafin akademik të Institutit të Teknologjisë në Shangai, nisje e një marrëdhënie bashkëpunimi studimore në fushën e ujësjellës-kanalizimeve me këtë qendër ekselence në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks