Ballina Aktualitet Ndryshon qarkullimi në Shkodër, “Ura Dervishbeg” hapet në të dyja senset prej...

Ndryshon qarkullimi në Shkodër, “Ura Dervishbeg” hapet në të dyja senset prej 12 gushtit

NJOFTIM | PLAN I RI MASASH PËR MENAXHIMIN E TRAFIKUT
Në kuadër të planit të masave për përmirësimin e qarkullimit dhe menaxhimin e trafikut në qytetin e Shkodrës, duke nisur nga data 12 gusht, do të zbatohet një ndryshim në organizimin e lëvizjes së automjeteve.
 Segmenti nga Sheshi “Perash” drejt Parrucës dhe anasjelltas, përmes rrugës “Ura Dervishbeg”, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve në të dy senset.
Ky organizim synon të lehtësojë lëvizjen, të krijojë alternativa të reja qarkullimi dhe të përmirësojë menaxhimin e fluksit të automjeteve në këtë zonë të qytetit.
Lutemi drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e strukturave përgjegjëse.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks