Ballina Sport Messi 3, Ronaldo 0/ Debutimi i “yjeve” në Botëror, “Pleshti” mund CR7...

Messi 3, Ronaldo 0/ Debutimi i “yjeve” në Botëror, “Pleshti” mund CR7 me diferencë

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo pyetje ka ndarë për më shumë se një çerek shekulli tifozët dhe opinionin sportiv në të gjithë botën. Nëse llogariten gjithçka që kanë bërë në karrierën e tyre dy yjet e futbollit debate mund të vazhdojë, por nëse bëhet fjalë për ndeshjen e parë të “Botërorit 2026”, nuk ka asnjë diskutim. Numrat nuk gënjejnë dhe ata tregojnë se “Pleshti” mund pa asnjë diskutim CR7.

Nuk bëhet fjalë vetëm për golat, megjithëse ata janë më të rëndësishmit. Messi shënoi tre në fitoren 3-0 të Argjentinës kundër Algjerisë, duke barazuar rekordin e Klose me 16 të tillë në historinë e Kupave të Botës. Asnjë gol për Ronaldo në sfidën e parë, që Portugalia barazoi 1-1 kundër RD Congo.

Por krahasimi bëhet i pamëshirshëm kur në lojë futen statistikat e tjera të dy futbollistëve në premierën e tyre në këtë Botëror.

Messi dominon në çdo parametër dhe meritë për këtë ka vetë CR7 me paraqitjen e tij zhgënjyese. Asnjë triblim, asnjë rast i krijuar, asnjë asist, asnjë goditje në portë, vetëm pesë topa të prekur në zonën kundërshtare dhe si pasojë asnjë gol. Ka edhe statistika të tjera më teknike, por kaq mjafton për të treguar se prezantimi në Botërorin e tij të gjashtë ishte një dështim për Cristiano Ronaldo. E nëse Lionel Messi ishte një zgjidhje për Argjentinën, CR7, të paktën në ndeshjen e parë ishte një problem për Portugalinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks