Këshilli i bashkisë Shkodër miratoi buxhetin e 2025 vetëm me votat e mazhorancës dhe në një situatë të pazakontë. Buxheti u miratua mes kundërshtive të anëtarëve të këshillit bashkiak të Shkodrës të cilët shkuan në foltoren e këshillit duke kundërshtuar dhe replikuar. Mbledhja nisi normalisht. Kryetari i bashkisë Benet Beci prezantoi 3 pika kryesore, projektet e investimeve strategjike për një Shkodër kryeqendër e rajonit, transformimin e Shkodrës me projektet aktuale të realizuara dhd të ardhmes dhe pika e tretë e quajtur bashkia në punë. Pas fjalës së kryebashkiakut opozita kërkoi fjalen por kryetari i këshillit bashkiak Oltion Luli i dha fjalën drejtores së financvae Teuta Haxhi për detajet teknike të buxhetit. Opozita nuk e lejoi një gjë të tillë duke kërkuar fjalën pas kryebashkiakut. Pas një pushimi disa minutësh mbledhja rinisi por sërish gjatë pushimit nuk u gjet një dakordësi. Anëtarët e opozitës u ngritën pranë foltores duke replikuar me kryetarin e këshillit. Në këto kushte kreu i këshillit ftoi mazhorancën duke votuar buxhetin e 2025 të bashkisë Shkodër pa asnjë diskutim. Në fund opozita thërriti me ironi “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, duke ju referuar sistemit komunist./star+