Ballina Kulture ‘Marubi’ drejt bashkëpunimit me shkollën prestigjoze franceze të fotografisë, ministri Blendi Gonxhja...

‘Marubi’ drejt bashkëpunimit me shkollën prestigjoze franceze të fotografisë, ministri Blendi Gonxhja zbulon planin për laborator dhe rezidenca artistike

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” pritet të hyjë në një fazë të re zhvillimi, përmes një bashkëpunimi me hkollën prestigjoze franceze të fotografisë École Nationale Supérieure de la Photographie (ENSP). Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili ka ndarë detaje nga një takim pune me përfaqësues të institucionit francez.
Sipas tij, në fokus është krijimi i një platforme të përbashkët që lidh fotografinë bashkëkohore me trashëgiminë, përmes nismave konkrete dhe afatgjata.
Ky bashkëpunim parashikon zhvillimin e programeve të rezidencës artistike, organizimin e ekspozitave të përbashkëta dhe shkëmbime akademike mes dy institucioneve.

Një tjetër element kyç është ngritja e një laboratori fotografik analog, i cili do të shërbejë si hapësirë e re për edukim, kërkim dhe krijimtari.Synimi final, sipas Gonxhes, është fuqizimi i të rinjve dhe zgjerimi i dimensionit ndërkombëtar të “Marubit”, duke e kthyer në një qendër edhe më të rëndësishme për fotografinë në rajon.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks