Ballina Kronike Lëvizje në Policinë e Shkodrës, ndryshon drejtimi i Rrugores. Skender Hita rikthen...

Lëvizje në Policinë e Shkodrës, ndryshon drejtimi i Rrugores. Skender Hita rikthen Zelen!

Rreth nëntë muaj pas ristrukturimeve të fundit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, janë bërë të ditura zhvillime të reja në drejtimin e Policisë Rrugore. Me vendim të kryepolicit Skënder Hita, drejtimi i këtij sektori i është besuar sërish Gëzim Zelës, i cili e ka ushtruar këtë detyrë edhe më parë. Ndërkohë, Blerim Laçi, që mbajti këtë funksion përgjatë nëntë muajve të fundit, është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke vijuar karrierën në një tjetër strukturë të rëndësishme. Kujtohet se në fillim të shtatorit 2025, Zela u zhvendos në Tiranë, ku për një periudhë disa mujore drejtoi Sektorin e Aksidenteve Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor. Pas largimit të tij nga Shkodra, posti u plotësua nga Laçi, një figurë me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë rrugore. Gjatë karrierës së tij, Laçi ka drejtuar një sërë strukturash të ngjashme në qytete të ndryshme të vendit dhe ka mbajtur pozicione me përgjegjësi të lartë edhe në Tiranë dhe Durrës. Së fundmi, vendimi për rikthimin e Zelës në krye të Policisë Rrugore Shkodër sinjalizon një tjetër lëvizje në kuadër të riorganizimeve të brendshme në radhët e policisë./publik.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks