Një kujdestare në Shtëpinë e fëmijës në Sarandë është kallëzuar për keqtrajtim të tre fëmijëve.
Kallëzimi u bë nga nëna e tre fëmijëve që qëndrojnë në atë institucion.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijet e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion,” njoftoi sot policia.