Është shtyrë për herë të 5-të seanca në ngarkim të Arbër Paplekës, dy ish-drejtoreve te policise Niko Palla, Albert Nushi dhe 6 efektivëve të policisë ”Shqiponja”.
Seanca është shtyrë për shkak të mosshoqërimit të Paplekës në seancë.
“Nuk ka një arsye që varet nga ne. Toga e shoqërimit nuk e ka shoqëruar sot Paplekaj në seancë.
Ai donte të ishte, ne donim të vazhdonte kjo seancë pasi është seanca e disatë. Në njoftimin që ata bënë kjo ishte, që nuk kishin mundësi shoqërimi,” tha avokati i Paplekaj Marash Martinaj.
Seanca e rradhës është planifikuar të zhvillohet të premten edhe pse dosja pritej të mbyllej sot dhe të dërgohej për gjykim.