Nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së IEVP Shkodër, në bazë të informacioneve të përftuara në rrugë operative, është ushtruar kontroll për sende të ndaluara në IEVP Shkodër, ku është konstatuar 1 (një) aparat celular në gjendje të ndezur, si dhe 1 (një) karikues, të cilat i përkasin të paraburgosurit shtetasit A. F..
Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër në ngarkim të të paraburgosurit shtetasit A. F. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.
AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].






