Kryeministri Edi Rama pritet të ketë nesër një takim pune me ambasadorët lidhur me draftin për amnistinë fiskale.
Takimi pritet të mbahet në kryeministri.
“Kryeministri Rama ka thirrur të gjithë anbasadorët e akredituar në Tiranë në një mëngjes pune për ti bindur lidhur me draftin e aministinë fiskale. Nuk dihet nëse do të arrijë Rama ti bindë apo ambasadorët do të bindin Ramën për tu tërhequr” ” informon gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi
Sipas draftit i jep mundësi të gjithë personave e bizneseve që miund të bëjnë një vetëdeklarim vullnetar deri në 2 mln euro dhe tatimi mbi këtë vlerë do të jenë mbi 10 %.
Ndërkombëtarët, ekspertë të financave por dhe opozita është shprehur kundër këtij drafti pasi e shohin si mundësi për pastrimin e parave të paligjshme.
Më 5 korrik te ketij viti Bashkimi Evropian përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare nënvizoi se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.
Ndër të tjera, theksohet se kjo do të ndihmonte shumë pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.
Edhe Mbretëria e Bashkuar është shprehur kundër pasi është mundësi e pastrimit të parave dhe i kanë kërkuar të heqin dorë.
Qeveria shqiptare iu rikthye projektligjit për aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Qeverisë do t’i duhet konsensusi i opozitës, pasi për miratimin në Kuvend të aministisë kërkohen 84 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.