Ballina Politike Kryebashkiaku Kristian Shkreli: Me punë dhe angazhim, PS forcë e parë në...

Kryebashkiaku Kristian Shkreli: Me punë dhe angazhim, PS forcë e parë në Vau të Dejës

Kryetari i Bashkisë së Vau i Dejës Kristian Shkreli ka reaguar pas takimit të mbajtur me strukturat e Partise Socialiste te Shqipërisë në disa zona të bashkisë, në kuadër të diskutimeve për problematikat dhe prioritetet e komuniteti, ku morën pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh i deleguari politik në Qarkun Shkodër, Enea Karakaçi, deputetja Xhenis Çela, si dhe kryetari i PS-së në Vaun e Dejës, Elvis Preçi.Sipas kryebashkiakut u diskutua gjerësisht mbi nevojat reale të banorëve dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të zones, ndersa falënderoi banorët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në takime, duke e cilësuar bashkëpunimin me komunitetin si forcën kryesore të Partisë Socialiste në këtë bashki.
Statusi i kryebashkiakut Shkreli:
Së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë , njëherësh i deleguari politik në Qarkun Shkodër Enea Karakaçi , deputeten Xhenis Çela dhe kryetarin e PS-së në Vaun e Dejës Elvis Preçi, zhvilluam takime të rëndësishme me strukturat e Partisë Socialiste në #VaunEDejës, #Hajmel, #Bushat dhe #VigMnel.
Diskutuam gjerësisht mbi nevojat reale të banorëve dhe prioritetet për zhvillimin e zonës, me fokus shërbimet publike dhe mbështetjen për komunitetin.
Falenderoj të gjithë banorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e tyre në çdo takim. Ky bashkëpunim i përditshëm është forca jonë më e madhe.
Me këtë angazhim të përbashkët dhe me punë të pandërprerë në terren, Partia Socialiste do të jetë forcë e parë dhe më e besuar në Vaun e Dejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks