Në daljen pas takimet me ambasadoren Yuri Kim, kreu i KQZ-së, Arjan Celibashi u shpreh se nga ambasadorja u ngrit shqetësimi i SHBA-ve për financimet ruse ndaj politikës shqiptare.
Celibashi: Nga ambasadorja u ngrit shqetësimi i SHBA-ve për financimet ruse ndaj politikës shqiptare. Nënë dritën e informacioneve që ata zotërojnë përcollën shqetësimet e tyre edhe aktorëve këtu dhe pritet rritja e vëmendjes dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë që paratë e huaja, të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjore të institucioneve që të hetojnë më thellë edhe nga pikëpamja administrative se nga i marrin paratë partitë politike. Faktorët kryesorë politikë konfirmojnë nevojën për t’jua qasur kësaj problematike meqë jemi edhe në kuadër të fushatës elektorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu