Ballina Politike Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori amerikan Eric Wendt takon kryeministrin Rama

Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori amerikan Eric Wendt takon kryeministrin Rama

Ambasadori amerikan Eric Wendt po zhvillon një takim mirëseardhjeje me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes së misionit të tij në Shqipëri. Të shtunën, më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.

“Mirë se edhe”, shkruan Rama krah fotos së ndarë në rrjetet sociale.

Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 ambasada e SHBA-ve është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks