KQZ testoi platformën për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe do të votojnë në zgjedhjet parlamentare 2025. Kreu i KQZ së bashku me specialistët sqaroi hapat që duhen ndjekur qe nga krijimi i profilit deri tek regjistrimi i dokumenteve, ndërsa dha garanci të plotë për sigurinë.
“Platforma ka dy faza; faza e parë e krijimit të profilit e llogarisë së çdo aplikanti dhe në një moment të dytë mund të aplikojë për t’u regjistruar në listën e votuesve nga jashtë. E kemi ndërtuar në këtë mënyrë për t’i krijuar mundësinë kujtdo votuesi nga jashtë pavarësisht nëse disponon apo jo një dokument identifikimi të vlefshëm ai të ketë akses në platformë të krijojë profilin e tij dhe të regjistrohet për të qenë zgjedhës nga jashtë për një periudhë 60-ditore. Sistemi do të jetë i aksesueshëm online nga çdo vend. Edhe në KQZ online do të jemi. Ju kur e aksesoni nga shtëpia llogarinë bankare jeni të sigurt për të. Po aq e sigurt do të jetë edhe ky operator i KQZ-së. Do të ketë të njëjtin protokoll të aksesit dhe komunikimit me llogarinë e tij si operatori sikurse keni dhe ju si përdorues i llogarisë bankare”.