Ballina Kronike KONTROLLI SURPRIZË NË QELITË E FUSHË KRUJËS/ Nga telefonat te mjetet e...

KONTROLLI SURPRIZË NË QELITË E FUSHË KRUJËS/ Nga telefonat te mjetet e mprehta, ja çfarë u gjet gjatë dy orëve inspektim

Aksion blic në IEVP Fushë-Krujë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Larte Paulin Rajta, zhvilluan një kontroll të befasishëm dhe të plotë në ambientet e institucionit, duke vendosur një standard të qartë për zbatimin e ligjit dhe disiplinës.

Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara.

Ky aksion është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok:

– çdo tentativë për të cenuar sigurinë, rendin dhe rregullin në institucionet e vuajtjes së dënimit do të goditet menjëherë dhe pa kompromis.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Askush nuk është mbi rregullat. Përgjegjësia do të jetë individuale dhe institucionale. Toleranca është zero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks