Ballina Kronike I dënuar nga GJKKO me 6.8 vjet burg, arrestohet 43-vjeçari nga Shelqeti!...

I dënuar nga GJKKO me 6.8 vjet burg, arrestohet 43-vjeçari nga Shelqeti! (Emri)

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare:

-vunë në pranga shtetasin Bledi Ndokaj, 43 vjeç, banues në fshatin Shëlqet, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim;   

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. R., 61 vjeç, banues në Koplik, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin në pronësi të tij, rezultoi se ushtronte aktivitetin me punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe pa lëshuar kuponë tatimor.     

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin K. B., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në sensin e kundërt të lëvizjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-M. B., 26 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se i ka vjedhur motomjetin shtetasit S. M., 26 vjeç, në banesën e tij, në Shkodër. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti i shtetasit M. B. Po punohet për gjetjen e motomjetit të vjedhur;

-F. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur dhe kanosur shtetasin A. P., 52 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 36 vjeç, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 40 vjeçe, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks