Ballina Kronike Humb jetën një pushues në plazhin e Velipojës, dyshohet për probleme shëndetësore

Humb jetën një pushues në plazhin e Velipojës, dyshohet për probleme shëndetësore

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Velipojës. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte futur në det për t’u larë, por dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore dhe nuk ka mundur të dalë në breg.

Atij i është dhënë ndihma e parë dhe kanë ndërhyrë ekipet mjekësore, por fatkeqësisht personi nuk ka arritur të mbijetojë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks