Shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në Lezhë.

Burimet bëjnë me dije se hajdutët, ende të paindentifikuar kanë thyer xhamin dhe kanë hyre brenda, duke marre një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me server e shume sende të tjera.

Ndërkohë, ka ardhur edhe një reagim nga policia, e cila thotë se është njoftuar nga  personeli i shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer, por sipas policisë nuk ka ndodhur grabitje.

“Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës  nuk ka hyrë asnjë person si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës”-sipas policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu