Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se Shqipëria nuk ka kohë të zvarritet në përmbushjen e reformave.

Ai u shpreh se duhet të ketë bashkëpunim mes partive në vend për një rezultat sa më pozitiv.

Gonzato: Javën e kaluar KE miratoi edhe agjendën e reformave për planin e rritjes, ideja kryesore është për të sjellë disa prej përfitimeve, kjo përfshin mundësitë për të interferuar më mirë në Bashkimin Evropian, nivele të tjera financiare.

Shqipëria duhet të rrisë ritmin e reformave, do të ketë monitorim rigoroz nga BE dhe shtetet anëtare se siç e dini vendimi jepet nga ato.

Nuk ka kohë për t’u zvarritur. Paketa e zgjerimit të 2024 e miratuar kësaj jave kërkon udhëzues të qartë duhet mbështetje partiake e gjerë, strukturë e efiçente e negociatave dhe konsultime me aktorët e shoqërisë të Shqipërisë, duhet të bëjë reforma etike dhe të përfundojë transformimet politike dhe ekonomike me të gjithë aktorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu