Ballina Kronike “Gjurmimi”, arrestohen 2 shtetas nga Shkodra. Sekuestrohen 1100 fara cannabisi, 1 armë...

“Gjurmimi”, arrestohen 2 shtetas nga Shkodra. Sekuestrohen 1100 fara cannabisi, 1 armë gjahu, fishekë, 2 radio si të Policisë dhe 1 automjet

Shkodër/Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

Operacioni, për goditjen e tentativave për sigurimin e farave të cannabisit, me qëllim kultivimin. Sekuestrohen 1100 fara cannabisi, 1 armë gjahu, 20 fishekë, 2 radio si të Policisë dhe 1 automjet. Arrestohet në flagrancë poseduesi i farave të cannabisit. Në pranga dhe një shtetas tjetër që posedonte në banesë, 2 radio si të Policisë, 1 armë gjahu pa leje dhe municion luftarak. Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Agron Doçaj., 34 vjeç dhe Liridon Gjoka, 32 vjeç.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi Agron Docaj., shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks