Ballina Kronike GJKKO ndan çështjen për Benet Becin dhe 6 të pandehurit/ Pranohet gjykimi...

GJKKO ndan çështjen për Benet Becin dhe 6 të pandehurit/ Pranohet gjykimi i shkurtuar, të pandehurit kërkojnë amnistinë

Gjykata e Posaçme ka ndarë çështjen për 7 të pandehurit mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një procedurë me kosto rreth 68 milion lekë në kohën kur drejtonte KESH-in. Togat e zeza pranuan gjykimin e shkurtuar për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndërsa u nda çështja ku do gjykohet me procedurë të zakonshme i pandehuri Premtim Dauti.

Benet beci
Adela Ruko
Edlira Mitrushi
Jonid Kazani
Rudin Gjoni
Yllka Nishku

Seancën edhe ardhshme më 14 shtator prokurori Dritan Prençi do të lexojë konkluzionet përfundimtare për të shpallur edhe pretencën ndaj personave të mësipërm.

Ndërkohë përveç Benet Becit të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes pasi duhet të marrë parasysh ligjin për dhënie të amnistisë ku përcaktohet sipas tyre të përjashtohen gjithë çështjet penale për veprat e kryera deri më 31 . 5 .2026 dhe që parashikojnë një dënim deri në 3 vite burg. SPAK tha se mbi këtë kërkesë do të mbajë qëndrim me shkrim seancën e ardhshme teksa togat e zeza deklaruan se mbi këtë kërkesë do të shprehen në vendimin përfundmitar.

Më 17 mars GJKKO vendosi të kalojë për gjykim në themel çështjen penale në ngarkim të Becit dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, anëtarët e njësisë së prokurimit të KESH,mes të cilëve Adela Ruko, bashkëshortja e ish-drejtoruit të arrestuar të rrugëve Evis Berberi, nga telefonët e të cilëve u zbulua abuzimi me tenderin. Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”.

Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Benet Beci, në bashkëpunim me gjashtë vartësit e tij, kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe de privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k,”.

Hetimi ndaj Becit dhe ish-vartësve të tij për këtë çështje filloi pas verifikimit dhe analizimit të provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Evis Berberit, i cili edhe ky akuzohet për shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks