Ballina Politike FRPD zgjedh kryetarin e ri/ 6 kandidatë në garë, Berisha: Vota bashkon...

FRPD zgjedh kryetarin e ri/ 6 kandidatë në garë, Berisha: Vota bashkon të gjithë demokratët

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike dhe procesi do të zgjasë deri në orën 18:00.

Në garë për kreun e ri të FPRD-së janë, Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për këtë forcë politike.

Sipas tij, vota bashkon të gjithë demokratët dhe e sotmja do të jetë një ditë bashkimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks