Fest Folk 2024 jehoi në bashkinë Vau Dejës, duke dhuruar një mbrëmje të vecantë artistike, ku kryefjalë ishte kënga qytetare dhe ajo burimore, kostumet dhe vallet tradicionale. I ardhur nën mbështetjen e këshillit të qarkut Shkodër, ky aktivitet që prezanton vlerat më të mira artistike që ka qarku ynë, e ktheu sheshin përpara katedrales “Nënë Tereza”, në një amfiteatër kulturor, ku publiku shijoi përformancat e vecanta.

Përmes këtij prezantimi artistik, jo vetëm i përcjellim brezit të ri traditat e bukura të vendit tonë, por edhe i japim promovimin e duhur turizmit, thotë kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou.

Për artistët pjesmarrës kjo është një nisëm që duhet mbështetur dhe t’i jepet më shumë vemendje vlerave që kemi në art e kulturë, pasi të rinjtë duhet të njihen me rrënjët e tyre dhe t’i ruajnë e trashëgojnë sic kanë bërë të parët.

Koncerti i Ansamblit Folklorik të Qarkut Shkodër FEST – FOLK 2024, do të shtrihet edhe në bashkitë e tjera të qarkut përgjatë këtij muaji, kur Shkodra dhe Shqipëria janë kthyer në mikpritëset jo vetëm të emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime, por edhe të turistëve të shumtë nga e gjithë bota, të cilët njihen më mirë me traditat, artin e kulturën shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu