Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e ERE (Enti Rregullator i Energjisë) ku u diskutua lidhur me kërkesën e  OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët.

Drejtori i Tarifave në OSHEE, Romir Pajenga tha se çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do të jetë 8.5 lekë.

Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH, çmimi do të mbetet i pandryshuar, 9.5 lekë.

“I propozojmë bordit të ERE miratimin për çmimin e ri të energjisë. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorë mbeten të pandryshuara”, tha Pajenga.

Kreu i ERE, Petrit Ahmeti gjatë fjalës së tij u shpreh: “Në flasim për një koncept kategori konsumatorësh, dhe deri në një sasi ta caktuar është një çmim. Nga pikëpamja e eficencës së energjisë, nuk jemi më në kushtet e nivele drastike, por eficenca e kompanisë është rritur dukshëm. Pjesa e kategorisë së konsumatorëve që shkojnë deri në 700 KWH është gati 80 %. Por unë dua të theksoj se futet për herë të parë koncepti i kategorisë së konsumatorit. Unë dakordësohem praktikisht dhe me materialin e paraqitur nga drejtoria”.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu