Ballina Kronike EMRAT/ Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin, arrestohen...

EMRAT/ Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin, arrestohen 2 persona në Shkodër

Dy persona të identifikuar si David Simoni dhe Mikelian Toma janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi nuk  i janë bindur urdhërit të forcave policore për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, e cila ishte me  targa të vjedhura në Tiranë.
Blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftim:
Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks