Kryetari i bashkise Vau Dejes Kristian Shkreli ka reaguar lidhur me situaten e krijuar nga djegia e mbetjeve ne landfilin Bushat. Ne rrjetin social ai shkruan:
Statusi i plote:
Prej 48 orësh po ndjekim me shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën në landfillin e Bushatit. Duke qenë se ky landfill ndodhet në territorin e bashkisë sonë, ai ka një rëndësi të veçantë për ne dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme.Edhe pse kontrata dhe mënyra e funksionimit janë ndërtuar prej më shumë se dy dekadash, kjo nuk na bën të tërhiqemi nga përgjegjësia jonë institucionale dhe ajo personale për të qenë aktivë në menaxhimin e situatës.Shpreh keqardhje për çdo deklaratë të pamenduar dhe përpjekje për ta trajtuar këtë si çështje politike. Në këtë moment, përgjegjësia është e përbashkët.Një ndjesë e sinqertë shkon për banorët e zonës, të cilët janë të vetmit plotësisht të pafajshëm dhe që po përballen drejtpërdrejt me pasojat. Është i njëjti ajër që hyn në mushkëritë e tyre dhe në shtëpinë time. Nuk ka “ata” dhe “unë”, sepse shqetësimi i tyre është edhe i imi.Kam kërkuar nga kompania përkatëse shtimin e menjëhershëm të eskavatorëve, me qëllim izolimin dhe tamponimin e zonës.Mirënjohje për çdo efektiv dhe strukturë të angazhuar në terren. Institucionet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa nga ana jonë mbetet prioritet gadishmëria absolute për të qenë pranë banorëve dhe për të menaxhuar situatën.






