Ballina Kronike Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kapet me armë të ftohtë (thikë)

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kapet me armë të ftohtë (thikë)

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin A. N., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. D., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Q., 61 vjeçe, pasi ka kallëzuar shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, se 61-vjeçarja e pengon të hyjë në tokën që ai ka marrë me qira, në fshatin Reç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. J., 72 vjeç dhe M. J., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Kosmaç, pasi ka kallëzuar shtetasi Y. Ll., 62 vjeç, banues në fshatin Ashtë, se këta dy shtetas pushtuar një sipërfaqe toke në këtë fshat, të cilën 62-vjeçari e ka me certifikatë pronësie;
-B. T., banues në Laç, Vau i Dejës, pasi ka kallëzuar shtetasi N. K., se shtetasi B. T. i ka dëmtuar disa fidanë ulliri në tokën e tij.

Më datë 20.04.2026, ka kallëzuar shtetasi D. T., 51 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. T., 40 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks