Dështon mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës. Socialistët vijojnë të sillen shpërfillës me qytetarët që ju kanë dhënë votën. Me një arrogancë dhe duke demostruar forcën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, te zgjedhurit e majtë vendosin të bojkotojnë mbledhjet e këshillit prej kohësh, duke mbajtur kështu peng 6% e ndihmës ekonomike, investimet dhe çdo vendimarrje tjetër që ka parlamenti lokal. Edhe këtë të premte të 23 shtatorit ato u pritën 45 minuta por kuorumi su bë. Kështu drejtuesja e seancës e mbylli mbledhjen dhe la takim të martën e javës së ardhshme, me shpresën se deri atëherë do te zgjohen nga gjumi socialistët. Shkodranët duhet të nxjerrin mësime nga kjo sjellje e atyre që me votë i dërguan në këtë sallë, e sot ju mbajnë peng e zvarrisin ceshtje që lidhen me qytetin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu