Ballina Politike Çylybyli: Shkodra në kaos gjatë gushtit, investimet pa afate dhe qarkullimi i...

Çylybyli: Shkodra në kaos gjatë gushtit, investimet pa afate dhe qarkullimi i bllokuar

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka reaguar për situatën e qarkullimit në qytet gjatë muajit gusht, duke e cilësuar problematike mënyrën se si po menaxhohen punimet dhe investimet infrastrukturore.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Çylybyli shprehet se Shkodra, në kulmin e sezonit turistik, po përballet me trafik, vonesa dhe vështirësi në qarkullim, si pasojë e rrugëve të bllokuara apo segmenteve ku qarkullimi është kufizuar në një kalim të vetëm.

Statusi plote:

SHKODRA NË GUSHT: QARKULLIMI NË KAOS, INVESTIMET PA AFATE!

Shkodra në kulmin e sezonit turistik po përballet me një situatë të papranueshme të qarkullimit.

Investime që duhej të kishin përfunduar prej kohësh vazhdojnë të mbajnë peng qytetin, ndërsa rrugët e bllokuara apo të kthyera në një kalim të vetëm po krijojnë trafik, vonesa dhe stres të përditshëm për qytetarët, turistët dhe bizneset.

Problemi nuk është vetëm se rrugët po punohen.

Problemi është mënyra si po planifikohen dhe menaxhohen këto punime.

Në një qytet që në gusht pret mijëra vizitorë, motra dhe vllazen tanë emigranta ,nuk mund të hapen njëkohësisht disa fronte pune, të lihen segmente të pakompletuara dhe qarkullimi të organizohet pa një plan serioz alternativ.

Shkodrës nuk i duhen vetëm projekte në letër e shifra milionëshe totalisht fasada qe mbesin vetem 3D. I duhen afate të respektuara, punime të organizuara dhe rrugë të menduara përpara se të bllokohet qyteti.

Nëse ky është modeli i përgatitjes për sezonin turistik, atëherë duhet të pyesim:

Kush mban përgjegjësi për vonesat?

Kush e ka planifikuar qarkullimin?

Dhe kur do të përfundojnë realisht këto punime?

Shkodra nuk mund të jetë kantier pa fund, sidomos në muajin kur qyteti duhet të funksionojë më mirë se kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks