Që nga dita e sotme, në pozicionin e Nënkryetarit të Bashkisë Shkodër është emëruar z. Alban Preka.
Ai zëvendëson z. Onid Bejlerin, i cili ka dhënë dorëheqjen për të marrë pjesë në garën për deputet në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj.
Alban Preka vjen në këtë pozicion me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e investimeve dhe pasurive të paluajtshme në Shkodër.