Partia Demokratike, Dega Vau-Dejës, ka përfunduar procesin e propozimeve në grupseksione dhe seksione për kandidatin që do të përfaqësojë këtë forcë politike në zgjedhjet lokale.
Përmes një njoftimi publik janë bërë të ditur edhe shtatë emrat e propozuar gjatë këtij procesi:
NJOFTIM
Përfundon procesi i propozimeve në grupseksione dhe seksione për kandidatin e PD-së, Dega Vau-Dejës, në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Emrat e propozuar gjatë këtij procesi janë:
Admir Hasmegaj
Albert Markolaj
Gentian Ndoj
Kole Shaben
Lorenc Marashi
Sander Lleshi
Sentiljan Luka
Falënderoj sinqerisht të gjithë simpatizantët, anëtarët dhe strukturat e Partisë Demokratike që u bënë pjesë e këtij procesi, duke kontribuar me propozimet dhe angazhimin e tyre.
Ky proces është pjesë e rëndësishme e organizimit dhe funksionimit demokratik të strukturave tona.
Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe pjesëmarrjen!
Së bashku, të gjithë për një fitore dinjitoze për Vau Dejës! ✌️✌️






