Ballina Aktualitet PD Shkodër vijon takimet me strukturat në Velipojë, në fokus kandidaturat për...

PD Shkodër vijon takimet me strukturat në Velipojë, në fokus kandidaturat për Bashkinë dhe protesta e 28 Nëntorit

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka vijuar takimet me strukturat e partisë në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër. Ndalesa e radhës ishte në Velipojë, ku në fokus të diskutimeve ishin propozimet për kandidatët për Bashkinë Shkodër, si dhe forcimi i komunikimit me bazën dhe qytetarët.

Statusi plote:

Vijojmë takimet me strukturat tona. Këtë radhë ndalesa jonë ishte në Velipojë, ku diskutuam mbi propozimet për kandidatët për Bashkinë Shkodër, si dhe rëndësinë e takimeve të vazhdueshme me bazën, seksionet dhe qytetarët në terren.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe protesta e nesërme, më 28 Nëntor, ku Shkodra do të jetë e pranishme masivisht.

Bashkëbisedim, organizim dhe angazhim në çdo njësi të Shkodrës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks