Ballina Aktualitet Drejtori OSHKSH Edmond Ndou inspekton strukturat shëndetësore në Pukë/ Kërkon gatishmëri maksimale...

Drejtori OSHKSH Edmond Ndou inspekton strukturat shëndetësore në Pukë/ Kërkon gatishmëri maksimale të stafit mjekësor në prag të stinës së dimrit

Në kuadër të vizitës së tij në Pukë, drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Rajoni i Veriut, Edmond Ndou, zhvilloi një sërë ndalesash inspektuese në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë dhe në Qendrat Shëndetësore Puke – Rrapë. Gjatë vizitës në këto struktura shëndetësore, Ndou u njoh nga afër me kushtet e punës, ambientet dhe organizimin e shërbimit shëndetësor, duke ndjekur nga afër funksionimin e strukturave që ofrojnë kujdes shëndetësor për banorët e kësaj zone. Një vëmendje e veçantë gjatë takimeve iu kushtua përgatitjes së personelit shëndetësor për përballimin e sfidave që sjell stina e dimrit. Duke qenë se Puka dhe zonat përreth karakterizohen nga kushte të vështira atmosferike gjatë muajve të ftohtë, të cilat mund të ndikojnë edhe në aksesin e qytetarëve drejt shërbimeve shëndetësore, Ndou kërkoi angazhim dhe përgjegjësi të shtuar nga i gjithë personeli. Ai theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së strukturave shëndetësore në gatishmëri maksimale, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbimin e nevojshëm në kohë dhe me përkushtimin e duhur. “Qytetari duhet të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ofrimi i shërbimit shëndetësor duhet të garantohet pa ndërprerje, edhe në kushtet e vështirësive që mund të sjellë dimri shtoi Ndou”. Në këtë drejtim, kërkohet një koordinim më i mirë i punës, gatishmëri e vazhdueshme e personelit dhe vlerësim në kohë i nevojave të komunitetit, veçanërisht në zonat ku kushtet atmosferike mund të krijojnë vështirësi në lëvizje dhe në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Njesia vendore e kujdesit shendetesor Pukë është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e shërbimit shëndetësor parësor në territorin e Pukës dhe Fushë-Arrëzit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e kujdesit shëndetësor për banorët e këtyre zonave. Vizitat inspektuese në strukturat shëndetësore synojnë ndjekjen nga afër të funksionimit të tyre, si dhe rritjen e përgjegjshmërisë dhe cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me një vëmendje të posaçme në prag të sezonit të dimrit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks