Ballina Aktualitet Mjeku Lekë Lleshi prezantohet në krye të spitalit Pukë/ Drejtori i OSKSH...

Mjeku Lekë Lleshi prezantohet në krye të spitalit Pukë/ Drejtori i OSKSH Rajoni i Veriut, Edmond Ndou, kërkoi më shumë vëmendje ndaj cilësisë së shërbimit shëndetësor

Doktor Lekë Lleshi është drejtori i ri i Spitalit të Pukës. Prezantimi i tij përpara bluzave të bardha, u bë nga drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor rajoni i veriut, Edmond Ndou. Lleshi, i cili së fundmi ka qenë mjek në këtë spital, më herët ka drejtuar edhe Qendrat Shëndetësore të Qelzës dhe Fushë-Arrëzit dhe zëvëndëson në këtë detyrë Qazim Arifajn. Ndou, falënderoi Arifajn për kontributin dhe shërbimin e dhënë deri më tani, ndërsa i uroi suksese doktor Lekë Lleshit në drejtimin e institucionit shëndetësor. Ai theksoi se prioriteti kryesor i drejtimit të ri duhet të jetë ofrimi i një shërbimi korrekt dhe cilësor për qytetarët, përmirësimi i kushteve dhe ngritja e standardeve të shërbimit shëndetësor, në mënyrë që ai t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave dhe sfidave të kohës.

Gatishmëria e personelit, organizimi i shërbimeve dhe garantimi i kujdesit shëndetësor për çdo qytetar mbeten ndër sfidat kryesore me të cilat do të përballet drejtimi i ri i Spitalit të Pukës. Ndryshimi në drejtimin e këtij institucioni vjen me pritshmëri për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor dhe forcimin e rolit të spitalit në përmbushjen e nevojave të banorëve të Pukës dhe zonave përreth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks