Ballina Kronike Shkodër/ Armë në kalçeto dhe lokal, tentativë vrasjeje e kanosje me armë...

Shkodër/ Armë në kalçeto dhe lokal, tentativë vrasjeje e kanosje me armë zjarri, 3 persona në kërkim

 

Policia e Shkodrës ka zbardhur dy raste të rënda kriminale, një tentativë vrasjeje dhe një rast kanosjeje me armë zjarri, ndërsa ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rasti i parë ka ndodhur më 11 tetor 2026, në një fushë sportive (kalçeto) në qytet. Një 25-vjeçar, me inicialet K. F., dyshohet se ka hyrë në ambientet e fushës sportive dhe i ka drejtuar armën e zjarrit një 27-vjeçari, J. U., me qëllim vrasjen e tij.

Ndërkohë, rasti i dytë është regjistruar më 12 tetor, në një lokal në Shkodër. Dy shtetas, F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte një 38-vjeçar, E. Ç., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Për të tre personat janë ngritur akuza për vepra të ndryshme penale, përfshirë tentativën e vrasjes me paramendim, mbajtjen pa leje të armëve, kanosjen dhe dëmtimet e tjera me dashje, sipas rastit.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks