Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me strukturat e Grupseksionit Nr. 4, ku në fokus ishte riorganizimi, ripërtëritja dhe forcimi i strukturave të partisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Çylybyli bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e angazhimit të çdo anëtari të Partisë Demokratike, si dhe nevojën për të intensifikuar kontaktet në terren dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Statusi i plote:
Zhvilluam një tjetër takim me strukturat e Grupseksionit Nr. 4, ku në fokus ishte riorganizimi, ripërtëritja dhe forcimi i strukturave të Partisë Demokratike. Diskutuam mbi rëndësinë e angazhimit të çdo anëtari, daljes në terren dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të qenë sa më pranë komunitetit.
Më të organizuar, më pranë qytetarëve dhe më të fortë së bashku!






