Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër Ardit Çylybyli ka zhvilluar një takim me strukturat e Grupseksionit 1/2, ku në qendër të diskutimeve ishte ripërtëritja, riorganizimi dhe forcimi i strukturave të partisë në nivel vendor.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të çdo anëtari në procesin e organizimit dhe bashkëpunimit, me synimin për të rritur funksionalitetin e strukturave dhe për të forcuar komunikimin me qytetarët.
Statusi i plote:
Zhvilluam një takim me strukturat e Grupseksionit 1/2, ku në fokus ishte ripërtëritja, riorganizimi dhe forcimi i strukturave të Partisë Demokratike.
U ndalëm te rëndësia e rolit të çdo anëtari të Partisë Demokratike, si një pjesë e rëndësishme e organizimit, bashkëpunimit dhe angazhimit tonë të përbashkët.
🤝 Partia Demokratike duhet të jetë e hapur për qytetarët, pranë tyre dhe e gatshme për të dëgjuar çdo shqetësim. Dalja në terren, komunikimi i drejtpërdrejtë me njerëzit dhe njohja nga afër e problematikave të tyre duhet të jenë pjesë e përditshme e punës sonë.
Besojmë se çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të dëgjohet dhe të përfaqësohet. Vetëm përmes dëgjimit, bashkëpunimit dhe angazhimit konkret mund të ndërtojmë struktura më të forta dhe një komunikim më të mirë me komunitetin.
Angazhimi ynë duhet të nisë nga qytetari, të dëgjojë zërin e tij dhe të reflektojë shqetësimet e tij. Më pranë qytetarëve, më të organizuar dhe më të fortë në angazhimin tonë!
#PartiaDemokratikeShkoder #Organizim #Bashkëpunim #PranëQytetarëve






