Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Universiteti i Tiranësmbetet zgjedhja e parë e maturantëve.
Sipas të dhënave në të gjithë vendin janë gjithsej 120 mijë student, ku 20 mijë prej tyre janë në vitin e parë.
Edhe këtë vit peshën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike, ku 70% e të rinjve kanë zgjedhur univeristetet publike dhe 30% universitetet private.
Ndërkohë degët më të preferuara nga maturantët janë Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura, Teknologjia e Informacionit, të ndjekura nga programet ekonomi-financë.
Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin e-Albania për kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Aplikimet do të kryhen deri nesër, 6 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes portalit “e-Albania”.
Ndërkohë, raundi i tretë i aplikimeve për maturantët do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026.






