Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë. Të gjithë votuan pro projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Projektligji parashikon kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.
Ky projektligj shqyrtohet një ditë para afatit për zgjedhjen e presidentit, proces që PDK-ja e ka lidhur me miratimin e ndryshimeve – dhe mes protestave në mbështetje të nismës.






