Ballina Aktualitet Qyteti antik i Bushatit i shtohet hartës arkeologjike të Shkodrës / Nxënësit...

Qyteti antik i Bushatit i shtohet hartës arkeologjike të Shkodrës / Nxënësit e Gjimnazit “Nënë Tereza” vizitojnë sitin e ri arkeologjik

Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, u zhvillua një vizitë në qytetin antik të zbuluar në Bushat, një pasuri e re që i është shtuar hartës arkeologjike të rajonit të Shkodrës.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës dhe Gjimnazin “Nënë Tereza” të Bushatit, duke u dhënë nxënësve mundësinë të njihen nga afër me sitin arkeologjik, si dhe me të dhënat dhe zbulimet më të fundit të ekspeditës së zhvilluar në kuadër të projektit shqiptaro-polak.

Gjatë vizitës u zhvillua edhe një aktivitet sensibilizues mbi rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe mjedisit përreth.

Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit u angazhuan në një aksion pastrimi në territorin e sitit arkeologjik, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e brezit të ri në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Zbulimi i qytetit antik në Bushat përbën një pasuri të rëndësishme për trashëgiminë arkeologjike të zonës dhe krijon mundësi të reja për studimin dhe promovimin e historisë së rajonit të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks